Pas Kosovës edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit
Pas Kosovës edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Shkaku i mospjesëmarrjes së Shqipërisë është ndarja e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hanke.
“Kemi udhëzuar ambasadorin e Shqipëisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë” shkruan Cakaj në twitter.
Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se Hanke kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.
Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë në një letër, drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi e quajti akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.