FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pashko Vasa organizoi një festë për nder të shkollave të aleancës izraelite në Liban, çfarë shkruante ‘L’Univers Israélite’ në 1886

“L’Univers israélite” ka botuar, me 16 maj 1886, në faqen n°42, një shkrim në lidhje me organizimin e një feste nga Pashko Vasa, asokohe guvernator i Libanit, për nder të shkollave të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Një festë e shkëlqyer, nën patronazhin e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, u mbajt në Bejrut për nder të shkollave të Aleancës Izraelite. Të gjitha personalitetet politike, ushtarake dhe administrative e nderuan ballon me praninë e tyre, ashtu si dhe disa konsuj evropianë e tridhjetë emirë nga Libani, të ftuar posaçërisht nga guvernatori.”/darsiani.com

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?