Për herë të parë vjen në Tiranë ansambli muzikor rus “Jarmarka”

Vjen për herë të parë në Tiranë ansambli muzikor “Jarmarka” (“Panairi”) nga qyteti i Perm-it në Rusi.

Grupi folklorik prej 7 vetësh do t’u dhurojë të gjithë dashamirëve të artit rus një mbrëmje të veçantë me këngë dhe valle më të njohura ruse!

Koncerti do të zhvillohet të premten, më 17 maj, në orën 19:00, në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Hyrja do të jetë e lirë dhe falas. Mos e humbisni!

SHKARKO APP