FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perlë e trashëgimisë Shkodrane, banesa e Halilit drejt rijetësimit

Banesat shkodrane njihen për vlerat arkitekturore, kulturore dhe historike që ato bartin. Gjithnjë e më shumë këto banesa janë në vëmendjen e institucioneve përkatëse për t’i mirëmbajtur, në mënyrë që të ruajnë këto vlera dhe të jenë atraksione të denja turistike.

Specialistët e DRKK Shkodër, gjatë këtyre ditëve kanë nisur punimet për restaurimin e banesës së Ismet Halilit, pjesë e kolanës së perlave të trashëgimisë së qytetit të Shkodrës.
Kjo banesë është shpallur monument kulture, e kategorisë së parë në vitin 1973. Është një banesë e variantit dy katësh prej druri dhe i përket variantit me çardak. Qendra e kompozimit është çardaku, me të cilin ndërlidhen të gjitha mjediset e katit, ku më i vlerësuari është ai i “odës së miqve” dhe qoshku.

Ajo vlerësohet për realizime të arritura në drejtim të trajtimit të brendshëm arkitektonik – dekorativ, ruan tre mjedise karakteristike me ornamente tradicionale që përfaqëson më së miri tipologjinë e banesave të fund shekullit VXIII-XIX. Këto banesa janë në vëmendjen e institucioneve përkatëse për t’i mirëmbajtur ato që të ruajnë këto vlera dhe të jenë atraksione të denja turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?