Përmet, promovim traditës së komunitetit egjiptian
Në këto kohë ku masat e marra nga qeveria ndaj pandemisë së Covid-19 janë liruar, aktivitet kulturore janë rikthyer. “Në hapat e mjeshtrave të mëdhenj” është projekti që po implementohet nga bashkia e Përmetit në bashkëpunim me shoqatën multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim, e cila ka për qëllim promovimin dhe trashëgimin ndër breza të traditës dhe kulturës së komunitetit egjiptian.
Ky projekt mbështetetet nga programi ROMACTED i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. ”Në sajë të këtij projekti Qendra Kulturore e Fëmijëve pranë bashkisë Përmet tashmë ka 10 kostume popullore dhe veglat e saj muzikore”.
Një nga produktet e projektit janë 10 veshje popullore dhe vegla muzikore (3 organo, 4 klarineta dhe 2 fizarmonika). ”Së shpejti bashkë me instruktorët do të fillojë puna për zbatimin e këtij projekti”.