Piktura e humbur e Caravaggio gjendet në papafingo, del në ankand
Në vitin 2014, drejtuesi i ankandeve Marc Labarbe mori një telefonatë nga një mik i tiji. Në papafingon e shtëpisë në Toulouse kishte bërë një zbulim të mahnitshëm. Ai gjeti një pikturë të ‘veshur’ me pluhur që dukej se kishte shumë vlerë.
Labarbe iu afrua me kujdes, duke pastruar njërën nga fytyrat e pikturuara me pambuku dhe ujë. Ai i ndërgoi një fotografi vlerësuesit të artit, Eric Turquin, në Paris, dhe pastaj priti.
Pesë vite më vonë, Turquin u ul përballë pikturës në Kolnaghi, një galeri në Londër, ndërsa stafi hidhte ndriçimin mbi të duke reflektuar veprën e artit, 5 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë, duke errësuar detajet e tij nga kënde të caktuara.
Turquin e identifikoi veprën si një nga pikturat e humbura të mjeshtrit italian Caravaggio, “Judith dhe Holofernes”, që besohet të jetë realizuar në vitin 1607.
Piktura do dalë në ankand nga Labarbe me 27 qershor ku pritet të shitet me një vlerë deri në 171 milionë dollarë.
“Është piktura më e mrekullueshme që kam gjetur,”-tha Turquin. “Ai është një artist i cili mishëron tekstin, ai e bën tekstin të jetojë”.
Teksti në fjalë është Libri i Judit, i gjetur në versionet katolike dhe ortodokse të Dhiatës së Vjetër.
Judith ishte një e ve nga qyteti i Bethulia, nën rrethimin e ushtrisë së gjeneralit asirian Holofernes. Për të shpëtuar qytetin e saj, ajo e joshi gjeneralin në çadrën e tij përpara se ti priste kokën, siç e përshkruan me pikturë Caravaggio.