Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:02 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim! Nga Erion Braçe- Zhaneta Beqiri është gruaja në krye të shërbimit publik të çerdheve dhe kopshteve në qytetin e Tiranës. Një shërbim që, me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Princi Leka II viziton Bibliotekën Apponyi dhe vendlindjen e trashëgimisë familjare

Kultura E enjte, 19 Mars 2026 22:46
Princi Leka II viziton Bibliotekën Apponyi dhe vendlindjen e trashëgimisë familjare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Princi Leka II, në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, shoqëruar me një fotogaleri domethënëse, ndan një përjetim që shkon përtej një vizite protokollare, një kthim në rrënjët e historisë familjare, në kujtesën e trashëgimisë që lidh Shqipërinë me një hapësirë më të gjerë evropiane.
“Në Bibliotekën Apponyi në Oponice, një nga thesaret më të vyera kulturore të Evropës Qendrore, pata kënaqësinë të vizitoj një pjesë të rëndësishme të historisë familjare,” shkruan ai, duke e vendosur këtë përvojë në një kontekst jo vetëm personal, por edhe historik.
Biblioteka Apponyi, e themeluar në shekullin XVIII nga paraardhësi i tij, Konti Anton Apponyi, përfaqëson një nga koleksionet më të hershme publike në Evropën Qendrore, një dëshmi e hershme e shpirtit iluminist dhe e përkushtimit ndaj dijes. Në këtë hapësirë ku librat janë më shumë se objekte, por bartës të kohës dhe mendimit, vizita e Princit merr trajtën e një dialogu të heshtur me të kaluarën.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

I shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Sllovakisë, Eva Augustínová, ai vizitoi edhe ekspozitën që pasqyron rolin e familjes Apponyi në shërbim të Monarkia Habsburge, një kapitull historik që lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë e Mbretëresha Geraldinë, gjyshes së tij. Kjo lidhje, e ruajtur në kujtesën familjare dhe në vetëdijen historike, shfaqet si një urë midis identiteteve dhe epokave.
Në këtë vizitë, Princi Leka II ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, me të cilën kurorëzoi martesën në Kështjella Apponyi,një zgjedhje që nuk ishte rastësore, por një akt nderimi ndaj trashëgimisë së Mbretëresha Geraldinë dhe origjinës së saj hungareze. Ky vend, i mbushur me histori aristokratike dhe kujtesë familjare, u bë kështu jo vetëm skenë ceremoniale, por edhe simbol i vazhdimësisë.
Vizita në Sllovaki u zgjerua përtej dimensionit kulturor, duke përfshirë edhe një ndalesë në varrezat stërgjyshore në Oponice, ku çifti nderoi kujtimin e Mbretëresha Geraldinë dhe të paraardhësve të saj: Kontit Julius Apponyi, Kontit Géra Apponyi dhe brezave që formësuan këtë linjë fisnike. Ky akt përkujtimor merr kuptimin e një rikthimi te burimi, te rrënjët që mbajnë gjallë identitetin.
Në vijim të këtij turi, u realizua edhe një vizitë zyrtare në Kështjella e Nitrës dhe në selinë e Dioqeza e Nitrës, ku delegacioni u prit nga Viliam Judák, në praninë e Ambasadorit Ľubomír Rehák dhe Marek Sobola. Ky takim institucional theksoi jo vetëm dimensionin diplomatik të vizitës, por edhe atë kulturor e shpirtëror.
Gjatë kësaj ndalese u vunë në pah lidhjet historike ndërmjet Nitrës dhe Beratit, duke dëshmuar për një ndërthurje të hershme të qytetërimeve dhe traditave. Po ashtu, u nderua kujtimi i Nënë Tereza, figurë që tejkalon kufijtë kombëtarë dhe mbetet simbol i humanizmit universal.
Vizita përfshiu edhe Katedralja-Bazilika e Shën Emeramit dhe ambientet historike të dioqezës – hapësira ku historia, besimi dhe arti bashkëjetojnë në një unitet të rrallë.
Kjo vizitë, në thelb, nuk është vetëm një itinerar diplomatik apo kulturor. Ajo është një rikthim në kujtesën e një trashëgimie që i përket një familjeje, por që njëkohësisht është pjesë e historisë evropiane. Në këtë kuptim, Princi Leka II shfaqet si një bartës i kësaj vazhdimësie – një dëshmitar i lidhjeve që nuk janë shuar nga koha, por që vijojnë të marrin kuptim në çdo hap të ndërgjegjshëm drejt rrënjëve.
Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 25 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone
Para 25 minutash

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 54 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 1 ore

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.