“Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, ekspozita që ndërthur traditën me artin bashkëkohor në Tiranë

Në Galerinë e Artit Tiranë është hapur ekspozita me titullin simbolik “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, një udhëtim vizual mes fijesh, dritash dhe trashëgimisë së endjes, e cila prej datës 19 nëntor 2025 do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 20 janar 2026.

Ekspozita sjell një ndërthurje të veçantë mes traditës dhe artit bashkëkohor, duke prezantuar mënyrën se si fijet, materialet dhe teknikat e hershme marrin jetë në formë moderne për të treguar historitë dhe simbolikat e dy kulturave. Përmes instalacioneve, kompozimeve drite dhe punimeve artizanale, vizitorët ftohen të përjetojnë një rrëfim artistik që kalon përtej brezave.

Galeria është e hapur për publikun nga e hëna në të dielë, në orarin 09:00 – 19:00, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të eksplorojnë këtë botë të krijuar “me dorë të shëndetshme” dhe me shpirt artistik. Ekspozita mbetet një thirrje për të vlerësuar mjeshtërinë, identitetin dhe bukurinë e traditave që vazhdojnë të frymëzojnë artin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?