Rama homazh për kompozitorin Agim Krajka: Njeriu që u fishkëllye nga buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube

Ndërsa u përcoll sot për në banesën e fundit, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për veprën e kompozitorit të njohur Agim Krajka, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ndërsa e quan njeriun që i dha emrin e tij firzamonikës, Rama shprehet se nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent.

Mesazhi i Ramës

AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.

Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit.

Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.

U prehtë në paqe🙏

⚫️AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.
Dibran nga rrënjët por dritën…

Pubblicato da Edi Rama su Mercoledì 3 marzo 2021

SHKARKO APP