FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagimet për Nobelin e letërsisë, çfarë deklaron Akademia suedeze

Sekretari i Akademisë Suedeze të çmimeve Nobel, Mats Malm, ka folur për ‘The New York Times’ pas reagimeve të shumta nxitur nga vendimi i Akademisë që t’i japë çmimin Nobel për letërsi, austriakut Peter Handke, i njohur si përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Malm ka thënë se “nuk është në mandatin e Akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Ndërkohë edhe ‘CNN’ gjithashtu ka kërkuar një koment nga ‘Fondacioni Nobel’ lidhur me vendimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjëherë nuk i komentojmë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”, pohoi Fondacioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkrimtari austriak, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?