“Regjisore në qarkullim” që ngriti zërin, Doresi refuzohet nga teatrot e rretheve: Më kthejnë përgjigje me diplomaci!

Regjisorja Elma Doresi, rreth një vit më parë u vu në qendër të medias pasi u shkarkua në mënyrë të papritur nga puna si regjisore e Teatrit Kombëtar, ku i ishte komunikuar se “Roli i Regjisorit është në qarkullim”.

Doresi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Oda”, në një intervistë për gazetaren Edona Haklaj, u shpreh se ka aplikuar për të punuar edhe në Teatrot në rrethe, por ka pasur edhe refuzime, përgjigje me diplomaci.

“Kam pasur një mbështetje familjare, shoqërore. Nëse ka një njeri që nuk e ka konsideruar punë në asnjë moment, mendoj se jam unë. Ky është çmimi më duhet ta pranoj, por kam aplikuar në Taetrot në rrethe. Nëse deri dje kam pasur ftesa, kam paraqitur zhanerët ose veprat kam thënë më thoni çfarë kërkoni. Kam edhe refuzime për të mos thënë që kam refuzime, gjë që nuk e kisha pritur. Them se nga të gjitha aplikimet do të më dalë titulli jashtë. Kemi refuzime, por janë përgjigje me diplomaci. Përderisa dje vinin ftesa dhe sot sjellin refuzim?!.”- shprehet Doresi.

E pyetur për marrëdhënien me drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin, Doresi u shpreh se që nga ajo kohë nuk ka komunikuar me të, ndërkohë që ruan respekt për vitet me të cilat ka punuar.

“Nuk kam pasur komunikim me drejtorin e Teatrit Kombëtar, që pas shkarkimit, por ruaj respekt për vitet e punës dhe bashkëpunimit.” tha ndër të tjera Doresi.

SHKARKO APP