FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Regjisorja thirrje Ministres së re: Ktheni sytë nga arti dhe kultura

Artistët shprehen të pakënaqur me mungesën e vëmendjes së Ministres së re të Kulturës ndaj institucioneve të artit. Regjisorja, Elma Doresi i bën thirrje ministres Margariti të kthejë sytë nga kultura dhe të investojë atje ku ka nevojë.

Ardhja e Elva Margaritit në krye të Ministrisë së Kulturës duket se po e përgjum akoma më tëj këtë institucion. Projektet në mbështetje të artistëve dhe fondet për këto institucione kulturore janë të pakta dhe zëri i artistëve për të kërkuar më shumë po shkon në vesh të shurdhët, shprehet regjisorja Elma Doresi.

Doresi: Dua të bëj një thirrje ose lutje, si ta dojë Ministrja e Kulturës, të hapet dera e Teatrit Kombëtar derisa të ketë një vendim që të kemi mundësi që të vazhdojmë me projektet tona artistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu regjisorja vendos theksin tek një problematikë më shumë se 1-vjeçare, tek mbyllja e sallës së Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Doresi: Kemi folur për problemet e Teatrit si godinë, buxhetin, festivale që janë asgjesuar prej vitesh dhe asnjë gjë nuk po merr asnjë lloj drejtimi.

Me apelin e regjisores Doresi që Ministria e Kulturës të kthejë syte nga arti dhe kultura bashkohen edhe shumë artiste të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?