Revolta e Agron Llakaj: Vdekja e Muhamet Likës, ngjarje më e madhe se takimet e Bashës dhe Ramës

Aktori Muhamet Lika, i njohur si pjesë e parodistëve të Vlorës, u nda nga jeta dje në moshën 64-vjeçare pas një ataku kardiak. Ndarja e tij nga jeta e ka hidhëruar pa masë aktorin e njohur dhe drejtuesitn e “Al Pazar”, Agron Llakaj, i cili ka humbur njërin nga kolegët më të mirë.

Në një prononcim për gazetën “Panorama” teksa shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të një aktori dhe kolegu, Llakaj shpreh revoltën për mënyrën sesi mediat kanë heshtur për ikjen e një artisti të madh.

Nuk mendoja kurrsesi se do të vinte një ditë të flisja për Metin në këto rrethana. Jeta e tillë është por përtej të gjithave u trondita edhe nga reagimi i ekraneve. Unë mendoja se vdekja e tij është më shumë ngjarje se takimi i Bashës në Kurbin dhe i Ramës në ndonjë prezantim kandidati. Këtë e quaj mungesë respekti dhe s’di ç’emër t’i vendos. Meti ishte dhe do mbetet etalon në llojin e vet dhe i papërsëritshëm”, ka thënë aktori Agron Llakaj

SHKARKO APP