Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rikard Ljarja homazhe për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në… Letërsi, por në këtë fushë u bënë figura kombëtare

Kultura E martë, 21 Shtator 2021 14:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

RIKARD LJARJA/ 

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Kiçoja iku… Shkoi… U njohëm në 1Rikard_Ljarja962. Me një vit vonesë. Nga një paradoks: Në vitin e fundit të gjimnazit, në maturë, dy nxënës që ishin rritur bashkë që fëmijë se ishin komshinj, i mbetën në klasë.
Në letërsi.
Kështu që ishin të detyruar të përsëritnin vitin.
Këta ishin: Vangjush Furxhiu dhe Kiço Blushi.
Të dy erdhën me një vit vonesë në universitet.
Nuk ishte paradoks?
Të dy u bënë figura kombëtare, pikërisht në atë lëndë që mbetën në klasë.
Prandaj edhe unë i njoha me një vit vonesë.
Fjetëm në një dhomë në konvikt me Kiçon.
Kiçoja shkruante vjersha në fletore me stilograf me bojë blu. (Një nga këto poezi në
dy faqe fletoreje e kam ende sot diku mes letrave të mia).
Ndonjë të shtunë pinim raki, birrë apo ç’të kishte qëlluar me ca salsiçe të fryra faqekuqe dhe me një gjysmë panineje të rreshkur, duke kruar fundet e xhepave.
Ndonjëherë edhe e tepronim kur ktheheshim natën, duke kënduar në mes të bulevardit, aq sa rojet e Kryeministrisë na ndalonin. Po kur merrnin vesh se ishim
studentë… nuk e bënin problem. (Ishin vitet ’60). Te dera kryesore e Kryeministrisë një natë qëlloi Fehmiu, një shkodran i mirë që njiheshim për fytyrë, na dha ca
këshilla dhe… Natën e mirë, kujdes herë tjetër…
Po asnjëherë nuk e kaluam masën.
“Ishim djem të mirë, i kishim të gjitha mundësitë të rrëshqisnim”, më tha një ditë
tani vonë. “I kishim mendtë në kokë dhe mos harro se nuk i kishim mbushur të
njëzetat apo aty rrotull”.
Shkolla mbaroi.
U diplomuam.
Po nuk e kënduam “Gaudeamus”…
Pastaj, hymë në jetë. Gjithçka ishte ndryshe, nuk ishte si atëherë kur ishim studentë. Dhe nuk kishim se kush të na këshillonte.
Për të pirë, prapë pinim, po gjithmonë me karar.
Filluan bërrylat.
Ishte i pari që mori një goditje të fortë turinjve. Iu morën pak këmbët, por nuk u rrëzua.
Të çash mes tallazeve të krijuesve, sidomos të paaftëve, pa asnjë përkrahje ishte e
vështirë, po puna me ngulm dhe talenti diku do të dilnin në faqe.
Dhe Kiços i doli.
Poet, romancier, skenarist, (skenari është një gjini e veçante e letërsisë, është baras me
një roman e ndoshta dhe pak më shumë).
Kiçoja ishte qytetar i mirë. Nuk ishte indiferent. Shkrimet e tij për çështje sociale janë
për t’u marrë shembull.
Të flasësh për krijimtarinë e Kiços…
Nuk ishte as majtas e as djathtas.
Ishte drejt… drejt…
I drejtë deri në fund dhe i bardhë.
Ne ishim një grup shokësh të një brezi, që merreshim vesh shumë mirë me njeri-tjetrin,
pak a shumë ishim në të njëjtën sferë të krijimtarisë: gazetar, shkrimtar, aktor…
… dhe tashti arritëm një moshë… disa prej nesh u larguan nga kjo jetë duke lënë kujtime
veç të mira, lanë punë, lanë humor, lanë trashëgimtarë…
Dhe Kiçoja iku…
Ne nuk do ta harrojmë dhe jo veç ne.
E kam ende në vesh zërin e tij që gurgullonte në telefon një natë para se të shtrohej në spital… gjithashtu dhe të nesërmen e orën 9:20 nga spitali…
Dhe shkoi…
… Ndoshta… ndoshta shkoi tek Ai, të cilit i mbante emrin…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.