Romir Zalla: Kultura peng i politikave afatgjata që nuk janë bërë kurrë
Kultura ka mbetur peng i politikave afatgjata, shprehet Romir Zalla i ftuar në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora.
“Vlerësimi nga ana e publikut nuk mungon. E çmon e do artistin, por kultura ka mbetur peng i politikave afatgjata të zhvillimit të saj që nuk janë bërë kurrë. Ose janë bërë vetëm për fasadë. Artisti nuk mund të vlerësohet kur vdes, shkon i bën homazhet dhe flet sa i mirë ishte.
Artisti duhet të ketë një status, si mjekët, minatori. Artistët tani në teatrot e Shqipërisë paguhen me statusin e nëpunësit civil”, shprehet aktori Romir Zalla.
Për më shumë shikoni videon: