Rotacioni i drejtuesve në Bibliotekën Kombëtare, Margariti: Fazë e re

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi sot një takim në Bibiliotekën Kombëtare me Persida Asllani e cila ka drejtuar këtë institucion përgjatë 5 vjetëve dhe me Pirro Mishën drejtorin e Bibliotekës Kombëtare. Margariti gjatë këtij takimi ka shprehur konsideratën e saj për punën e përkushtuar 5-vjeçare të Persida Asllanit në krye të Bibliotekës Kombëtare ku gjithashtu ka shprehur dhe konsideratat për drejtorin aktual Pirro Misha.

“Në krah dy personaliteteve, Persida Asllani, e cila largohet nga drejtimi i Bibliotekës Kombëtare, pas një pune të përkushtuar 5-vjeçare, dhe të Piro Misha, i cili i bashkohet skuadrës sonë në sfidat që na presin përpara. Faleminderit Asllani, që në krye të një stafi të përkushtuar, solle një frymë të re në këtë institucion, duke e bërë atë më të hapur për publikun dhe për studiuesit dhe mbi të gjitha, për kurajën për të vazhduar detyrën edhe kur ky institucion kalonte situatë ekstreme”, tha Margariti.

“Jam e kënaqur që do ta çojmë këtë institucion drejt një faze të re, me Pirro Misha, një personalitet të letrave shqipe, prej eksperiencës dhe urtësisë së të cilit, unë shpresoj shumë që ky institucion të përfitojë”, përfundoi ministrja Margariti.

SHKARKO APP