RTSH uron ndryshe festat e Nëntorit

Radio Televizioni Shqiptar ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar festat e nëntorit. Përdorimi i logos dhe identitetit të RTSH, shoqëruar me vepra të artit pamor dhe monumental që përkujtojnë ngjarje të shënuara të Pavarësisë dhe luftës nacional clirimtare, jep një pamje të re dhe emocionuese të tyre. Këto bashkëshoqërohen me urimin për festat si dhe me sloganin kuptimplotë të RTSH “ Së bashku!”
Veprat e përdorura për përkujtimin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë janë nga autorët më të mirë shqiptarë si “ Në mbrojtje të qeverisë së Vlorës” nga Zef Shoshi, “ Azem Galica me trimat can rrethimin” e Abdurrahim Buzës, ‘ 28 Nëntor 1912” e Petrit Cenos, “ Mic Sokoli” e Sali Shijakut.

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player

Ndërsa për përkujtimin e 29 nëntorit, ditës së clirimit janë përdorur vepra monumentale “ Nënë Shqipëri” e autorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadërri, piktura në vaj “ Këshilltarët e Hekalit” e Fatmir Haxhiut, “ Ju flet Tirana” e Pandi Meles, dhe “ Pararoja e batalionit Hakmarrja” e Sali Shijakut”
Gjithashtu jane perdorur dhe disa sekuenca nga kori LIRA i Korçës

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player

SHKARKO APP