Sezoni i ri artistik me premiera dhe rivënie shfaqjesh

Shfaqjet teatrore, performancat artistike, festivalet, koncertet edhe ekspozitat personale janë vetëm disa nga aktivitetet e programuara në këtë fillim sezoni. Dy teatrot, ai Kombëtar edhe ai Eksperimental “Kujtim Spahivogli” aktivitetin e tyre artistik për këtë sezon do ta zhvillojnë në ArTurbina.

Teatri Eksperimental do të rikthehet tek publiku në shtator me “Jul Cezarin” (1599) me regji të Ivica Buljan dhe “Zogu i zi” me regji të Kiço Londos. Në skenën e Teatrit Metropol do të ngjitet edicioni i tretë i Festivalit Metrofest, që ka në qendër dramën shqipe. Në Teatrin e Kukullave vogëlushët do të mund të shohin premierën e re, “Aladinin”.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, i cili vazhdon të jetë në rikonstruksion, rikthehet tek publiku me një “Grand gala” në open air, ashtu sikundër edhe e mbylli këtë sezon në Sheshin “Skënderbej”.

Galeria Kombëtare e Arteve, që pas ekspozitës retrospektivë të Kolë Idromenos, këtë sezon e nis me ekspozitën personale të Adrian Pacit, “Prova”. Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Shkencave dhe vet Ministria e Kulturës vazhdojnë që të jenë të angazhuara për përkujtimin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut, me logo, konferenca shkencore edhe ekspozita.

SHKARKO APP