SHBA ndihmë 800 mijë dollarë për restaurimin e kalasë së Krujës
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ministren e Kulturës Elva Margariti. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kim shprehet se SHBA do të shpenzoje 800,000 dollarë për restaurimin e kalasë së Krujës nga dëmet e pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe për zonat historike në Durrës dhe Prezë. Në fund ambasadorja tha se SHBA do qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë.
Met w/Culture Minister @ElvaMargariti to confirm US will spend $800,000 to repair earthquake damage to #Krujë Castle, as well as historic sites in Durrës & Preze. We stand w/#Albania always pic.twitter.com/03K9ykNrM5
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) March 5, 2020