Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:11 Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog! Berisha ka postuar një video ku një qytetare thotë se nuk ka dialog. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shën Tereza, një foto e trishtuar bashkë me kërkesën që të bëhej murgeshë

Kultura E enjte, 30 Shtator 2021 16:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një foto shumë e trishtuar vajzërore. Në fytyrën e saj duket qartë sikur ka një dramë, që pasohet me një buzëqeshje si të përtejetshme. Diçka jo fort normale shihet në gjestet e fytyrës së saj, sikur ka kaluar dhimbja. Duket se diçka e fortë e ka tronditur zemrën dhe shpirtin e 18-vjeçares Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, të lindur më 26 gusht 1910.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në shtëpinë e madhe të Bojaxhinjve, në Shkup, duket se për arsye të tjera ka nisur rrënimi, pas vdekjes së babait të saj Kolë Bojaxhiut. Një pjesë e kalvarit të vuajtjeve të familjes dihen, por ka shumë mister se çfarë ka ndodhur kur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ishte tepër e re, vetëm 18-vjeç. Duket në këtë foto se fytyra e saj ka pësuar një transformim të dukshëm krahsura me një foto tjetër të njohur afërsisht të kësaj moshe. Ndërsa e sheh foton, mbeten ende mister faktorët që e sollën moshën të re Shën Terezën në këtë moment pikëllimi, ku asaj i duhej të zgjidhte një rrugë ndryshe nga të tjerat në jetë. Përse vendosi që të mohoj kënaqësitë dhe gëzimet e jetës dhe të bëhet murgeshë?!

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 14 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 19 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Pra jemi para një tjetër fotoje të rinisë së Nënë Terezës, nga një foto e bukur dhe që bëri bujë disa vite më parë. Fotoja e kërkesës për t’u pranuar murgesgë u bë publike për herë të parë në ekspozitën që ka organizuar mbrëmjen e së enjtes Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me rastin e 22-vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, në Ditën e Shenjtërimit të saj. Fotoja është ekspozuar afër letër-kërkesë që ka bërë nënë Tereza për t’u kthyer në murgeshë, ose për t’u kyçur në radhët e misionareve, siç i drejtohet ajo nënës së misionareve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto dokumente arkivore ishin pjesë e ekspozitës së titulluar “Zemër Shqiptare, Shën Tereza na bashkon, 22 vjet pas kalimit në amshim”. Interesante në kërkesën e Nënë Terezës është se ajo në mënyrë të padiskutueshme pohon origjinën e saj shqiptare dhe nuk lë vend për diskutime, siç ndodh rëndom me pretendimet e kombeve të tjera pas shenjtërimit të saj. Nënë Tereza e ka pohuar origjinë e saj edhe kur mori Nobelin për paqe 40 vjet më parë.

Në letër-kerkesën e ekspozuar,ndërsa flet rreth begraundit të saj, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, sot Shen Tereza thekson se: “Njoh shqipen që më është gjuhë amtare dhe serbieshten, di pak frëngjisht, anglisht s’di asgjë…” Kështu duke e konsideruar shqipen gjuhë amtare, të kombit të vet, shqiptarja katolike e pagëzuar Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lutet të mbyllet murgeshë dhe të punojë për Krishtin. Mes rreshtave të letrës duket sikur ajo ka gjetur rrugën e shpëtimit të saj.

Ja çfarë shkruante në vitin 1928 Shën Tereza:

“E dashura e përndershmja Nënë!

Kini mirësinë të dëgjoni dëshirën time të sinqertë. Unë dëshiroj të kyçem në radhët tuaja, që një ditë të bëhem motër misionare.

Të punoj për Krishtin, i cili për të gjithë ne ka bërë shumë.

Kam kryer pesë klasë të gjimnazi real.

Nga gjuhët njoh shqipen, e cila më është gjuhë amtare dhe serbishten, di pak frëngjisht, anglisht nuk di asgjë, por shpresoj në Zotin e dashur që të mësoj aq sa më duhet edhe atë, menjëherë këto ditë do të ushtroj.

Nuk kam ndonjë kërkesë të veçantë

Unë vetëm dua të jem më mision, kurse për çdo gjë tjetër i dorëzohem në dispozicion Zotit të dashur.

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup 28.06.1928”

Përmbajtja e ekspozitës

Ekspozita “Zemër Shqiptare, Shën Tereza na bashkon – 22 vjet pas kalimit në amshim.” erdhi në bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Kalasë së Tiranës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Në ekspozitë u shpalosën dokumente dhe fotografi nga aspekte interesante të jetës dhe veprës së Shën Terezës. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, përgjegjësja e Promovimit dhe Komunikimit në DPA Elsa Saka, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, administratorja e Kalasë së Tiranës Klodjana Toptani, ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini, nga Kisha Ortodokse Arkimandrit Kozma Prifti, etj.

Në ekspozitë pati edhe dokumente të tjera arkivore me interes për viztorët si fotoja ku Shën Tereza ka qenë pjesë e korit të Kishës katolike në Shkup; pema gjenealogjike e familjes së Shën Terezës, shtëpia e saj në Shkup apo edhe fotografi të prindërve të saj. Gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës të pranishëm ishin disa personalitete, të cilët e konsideruan kontributin e Nënë Terezës, si një pasaportë për shqiptarët kudo në botë. “Unë vij nga Kosova, por ndihem dy herë i respektuar. Është nderi madh për shqiptarët, që të kemi një figurë të tillë. Nënë Tereza pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shkup. Është fat i madh që kemi figura kaq të mëdha. Emri i Nënë Terezës ka qenë udhërrëfyes për ne shqiptarët e Kosovës. Duke pas moton e saj, dashuri edhe paqe do të arrijmë synimet e saj. Në të gjitha etapat e shtetit ndërtimit tonë, Nënë Tereza ka qenë ylli që ka ndriçuar edhe sot është një pasaportë që ne na bën të ndihemi krenarë”, u shpre Sylë Ukshni, ambasador i Kosovës në Tiranë .

Nuk munguan në këtë ekspozitë as letërkëmbimi i Nënë Terezës me Ramiz Alinë, ku pas vizitës në Shqipëri i kërkon leje për të hapur një shtëpi për të varfëritë, por kjo leje nuk i miratua asnjëherë nga Presidenti i Kohës. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Kalanë e Tiranës për dy javë rresht. Shën Tereza, humanistja shqiptare, nobelistja, misionarja e jashtëzakonshme, e bekuara e Vatikanit, e cila çdo ditë të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, kujtohet në këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur deri të dielën, më 8 shtator, në ambientet e Kalasë së Tiranës. /Shqiptarja.com/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 1 minute

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 9 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 19 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 52 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.