Shiroka e Shkodrës merr çmimin e parë nga BE-ja, për arkitekturën bashkëkohore

Shiroka një fshat i vogël në Shkodër, por me një potencial të madh turistik dhe është kthyer në një zonë mjaft atraktive. Falë investimeve të fundit sheshi i Shirokës, me motive “Qilimi Shqiptar nga zona e Zogaj/Shirokë” është nominuar për çmimin e BE-së për arkitekturën bashkëkohore 2022.

Shkodranët vijnë disa herë në javë këtu si zona më e dashur për to. Vizitorët nga Kosova dhe qytetet e tjera të Shqipërisë nuk mungojnë dhe shprehin vlerësimet e tyre.

Një fundjavë në Shirokë kalohet mirë për shkak të klimës dhe ajrit të pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe pishat e Taraboshit. Hapësira turistike nis që nga Ura e Bunës dhe deri në qendrën e zonës së Zogajve, atje ku mbaron hapësira turistike e bregut të liqenit të Shkodrës.

SHKARKO APP