Shitet në ankand një pikturë e Pikasos që mbahej në sirtar
Një pikturë e piktorit spanjoll Pablo Pikaso është shitur, ndërkohë që u gjet në një sirtar pas 50 vitesh në një shtëpi në Maine të SHBA-së.
Sipas medias lokale, galeria me bazë në Massachusetts “John McInnis Auctioneers” konfirmoi se piktura “Le Tricorne” ishte shitur të shtunën.
Piktura, me përmasa 40×40 cm, ka nënshkrimin e datës 1919.
Shoqata Historike e Nju Jorkut beson se piktura i përket Pikasos për shkak të ngjashmërisë së saj me perden e skenës që ai përgatiti për baletin me të njëjtin emër, të interpretuar në Londër.
Uebfaqja “liveauctioneers.com”, një nga platformat e ankandit në internet, njoftoi se piktura është shitur për 150 mijë dollarë.