Shkolla e parë shqipe e Gjakovës

Fotografia e mëposhtme është bërë gjatë vitit 1916-1917. Në të shihen mësuesit dhe nxënës e asaj kohe.

Veç plisit tradicional, vëmendjen e tërheq fotografia e Princ Vidit (Wilhelm Wied), i quajtur edhe “Skënderbeu i dytë”.

Ndonëse në kohën që është realizuar fotografia Vidi kishte të paktën dy vjet që nuk qëndronte më në fronin shqiptar, aspiratat e bashkimit të shqiptarëve evokohen heshtazi nga kjo fotografi.

Fotoja është pjesë e Arkivit Qendror i Shtetit (AQSh).

SHKARKO APP