Shkrimtarit Milan Kundera i rikthehet shtetësia çeke

Më shumë se katër dekada pasi iku nga komunizmi në atdheun e tij, shkrimtari, Milan Kundera, e ka rifituar shtetësinë e tij çeke. Shkrimtari 90 vjeçar, është autori i shumë veprave me famë ndërkombëtare, përfshirë veprat “Shakaja” dhe “Mosdija”. “Ky është një gjest simbolik shumë i rëndësishëm, një kthim simbolik i shkrimtarit më të madh çek”, tha Petr Drulak, ambasador i Çekisë në Francë, i cili i dorëzoi dokumentet e shtetësisë shkrimtarit Kundera, në apartamentin e tij në Paris. Në vitin 1975 Kundera iku nga Çekosllovakia e atëhershme e cila qeverisej nga komunistët. Katër vjet më vonë, regjimi komunist ndaloi librat e tij dhe i hoqi shtetësinë pas botimit të veprës “Libri i Qeshjes dhe Harresës”, në të cilin ai e quajti presidentin e atëhershëm Gustav Husak “president i harresës”. Kundera mori nënshtetësinë franceze më 1981 dhe rrallë e vizitoi atdheun e tij, madje edhe pas rënies së komunizmit më 1989 dhe ndarjes pasuese të Çekosllovakisë më 1993. Kryeministri çek, Andrej Babis,e filloi së pari idenë për kthimin e shtetësisë së Kunderës, pasi të dy u takuan në kryeqytetin francez vitin e kaluar.

SHKARKO APP