Shpallen më të mirët e letërsisë shqiptare për 2018
Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2018 supozoht të ndaheshin në nëntor të vitit të shkuar, por si pasojë e tërmetit, ceremonia u shty për në janar. Sot çmimet u ndanë fituesve. Romani më i mirë i vitit 2018 është “Gurët e Vetmisë,” me autor Tom Kukën. Kuka është pseudonim i Enkel Demit i cili nuk donte të shkruante me emrin e tij sepse dëshironte që njerëzit ta lexonin librin se u pëlqente, pa u ndikuar nga emri i tij. Çmimin në eseistikë e mori Ismail Kadare për librin “Kur sunduesit grinden.” Në vepër trajtohen marrëdhëniet e sunduesve me letërsinë.
Tregimi më i mirë është “Për vajzat nga Parisi” i Roland Gjozës.
Vëllimi poetik më i mirë u zgjodh ai i Havzi Nelës, “Vepra poetike e plotë.”
Çmimin e Letërsisë për Fëmijë e mori Mimoza Hafizi, për “Pika trëndafili.”
Përkthimi më i mirë i 2018-s ishte “Shtëpia me brisqe rroje” i Linda Maria Baros, i cili u përkthye në shqip nga Luan Topçiu.