Shqipëri-Francë, bashkëpunim në specializimin e restauratorëve të rinj

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë qëndrimit të saj në Paris ka zhvilluar një takim Drejtorin e Programeve Kulturore Luc Bouniol-Laffont, në muzeun Orsay.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi në fushën e specializimit të restauratorëve të rinj si dhe organizmet e workshopeve për të sjellë në Tiranë eksperiencën më të mirë në fushën e muzeologjisë.

“Nga një stacion treni, në një prej muzeve më të jashtëzakonshëm të artit pamor, ku “strehohen” impresionistë e post impresionistë, si Monet, Manet, Renoir, Van Gogh, Gauguin, Degas etj. Gjatë qëndrimit në Paris, pata kënaqësinë të takoj Drejtorin e Programeve Kulturore, në Musée d’Orsay, Luc Bouniol-Laffont, njohës dhe dashamirës i Shqipërisë”, shprehet ministrja Margariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?