Shqipja e arvanitasve në Peleponez, të cilën sot pothuajse kush s’e flet!

Studiuesi i madh Robert Elsie (1950-1957), në faqen e tij të internetit ka postuar edhe incizimin e rrallë të vitit 1986, që pasqyron të folmen e arvanitasve në Mesini të Greqisë, për të cilën ka ndjerë keqardhje që po shuhet.

“Pas ekstremeve lindore, perëndimore dhe veriore, ja këtu një incizim jugor nga koleksioni im dialektor të shqipes – një folës nga Mesini në Peloponezin perëndimor (Greqi). Në të kaluarën shqiptarët banuan në trevat e gjera të Greqisë qendrore dhe të Peloponezit. Në vitet 1980 kishte ende 320 fshatra shqipfolëse në rajon. Sot, kjo formë e vjetër e shqipes po shuhet shpejt. Shumica e folësve janë mbi moshën 80. Është një humbje e madhe dhe një tragjedi kulturore, për Shqipërinë dhe për Greqinë!”, shkruan ai.

Incizimin mund ta dëgjoni: KËTU. /Telegrafi/

SHKARKO APP