Shqiptarët, siç i kishte vërejtur Hobhouse më 1809: Të vetmit në rajon me ndjenjë etnike e jo fetare

Nga Daut Dauti

John Cameron Hobhouse, i njohur edhe me emrin Lord Broughton, së bashku me Lord Byronin, në vitin 1809 e ka vizituar Shqipërinë dhe vendet tjera të Ballkanit.

Hobhouse kishte vërejtur një çudi në mesin e popujve ballkanikë. Të gjithë, pos shqiptarëve, deklaroheshin sipas përkatësisë religjioze. Me fjalë tjera, Hobhouse kishte vërejtur se vetëm shqiptarët e kishin të zhvilluar ndenjën e përkatësisë etnike apo kombëtare dhe e injoronin atë religjioze.

Për këtë çështje në librin e tij (Travels in Albania and other provinces of Turkey in 1809 & 1810) Hobhouse shkruan: ‘Është e vërtetë që të krishterët, të cilët do të quheshin shqiptarë, janë të rrallë dhe në përgjithësi nuk dallohen nga myslimanët. Ata bartin armë dhe shumë prej tyre kanë hyrë në shërbim të Ali Pashës dhe nuk dallojnë në asnjë mënyrë nga ushtarët tjerë. Në mesin e tërë këtij populli ekziston një frymë e pavarësisë dhe e dashurisë për vendin e tyre dhe në një masë të madhe kjo e krijon një dallim të thellë që vërehet në pjesët e Perandorisë Otomane në mes atyre që i përkasin dy religjioneve; kur i pyetni banorët e provincave tjera se kush janë, ata thonë ‘ne jemi turq’ ose ‘ne jemi të krishterë’, kurse njeriu i këtij vendi përgjigjet: “Unë jam shqiptar”! /Telegrafi/

SHKARKO APP