Shtegu fishtjan pret qindra vizitorë, Prenga: Paradoks, ka më shumë të huaj sesa shqiptarë

Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Lezha kremton ”shtegun e poezisë fishtjane”. Itinerari 6 kilometërsh nisi nga shtëpia ku ka banuar Fishta e më pas vizitorët, mes tyre dhe të huaj ndalen në 12 stacione: bujtina, guest house, memoriale, ferma dhe restorante, ku janë vendosur qindra thënie e poezi të Fishtës.

Sipërmarrësi Altin Prenga nuk i kursen kritikat kur shprehet se “është paradoks me e thënë se këtu ka më shumë turistë të huaj se sa njerëz që janë dashamirës të veprës së Fishtës.

Ky aktivitet zhvillohet gjatë datave 23-26 tetor dhe është organizuar nga bizneset e turizmit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë. Ata synojne ta kthejnë “shtegun e poezisë fishtjane” në një traditë të pervitshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?