Shuhet Carla Fracci, “engjëlli“ italian i baletit klasik
“Baleti nuk është te këmbët, por te koka”. Kjo ishte një nga fjalitë e preferuara të Carla Fraccit, një nga balerinat klasike më të njohura të gjitha kohërave, që u shua sot në moshën 84-vjeçare.
Fracci ka qene një nga divat e para popullore në këtë fushë, ndoshta sepse rridhte nga një familje modeste milanezë, ku lindi në vitin 1936.
Ka performuar me mitet e baletit klasik, si Rudolf Nureiev, Erik Bruhn, Mikhail Baryshnikov, Gheorghe Iancu, Vladimir Vasiliev, Henning Kronstam, “etoile” e tempullit klasik të La Scala nga viti 1958, në moshën 22-vjeçare.
Protagoniste e më shumë se 150 roleve, ku spikaste “Giselle” që çoi deri në perfeksion, Fracci ka marrë duartrokitjet në më shumë se 5 dekada në skenat më prestigjioze të botës, nga Royal Ballet, American Ballet Theatre dhe “Scala” e vendlindjes.