FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shuhet kompozitori francez Michel Legrand

Kompozitori i njohur francez, Michel Legrand, fitues i tre çmimeve Oscar gjatë një karriere që shtrihet në më shumë se gjysmë shekulli, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjecare, të shtunën. Çmimin e parë Oscar, Legrand e kishte fituar në vitin 1969 për këngën “The Windmills of Your Mind” nga filmi “The Thomas Crown Affair”.

Ai e pasoi këtë me Oscar për muzikën e tij në filmat Vera e 42-shit në 1972 dhe “Yentl” në 1984. Po ashtu, gjatë karrierës së tij, ka fituar edhe 5 çmime Grammy. Legrand kishte planifikuar ndërkohë të mbante një koncert në Paris në prill, tha zëdhënësi i tij.

Në vitet ‘60 ai e nisi punën si organizator. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Legrand kishte bashkëpunuar me muzikantë të famshëm si Miles Davies, Ray Charles, Orson Welles, Jean Cocteau, Frank Sinatra dhe Edith Piaf. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?