Shuhet në moshën 62 vjeçare këngëtari shqiptari/ Autori i mbi 200 këngëve
Është ndarë nga jeta mbrëmë në orët e vona një nga këngëtarët më të njohur në Kosovë, Irfan Blakçori.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur në Facebook miqtë e tij.
Përveçse këngëtar, Blakçori ishte edhe tekstshkrues dhe e bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.
Irfan Blakçori u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare.
Nuk bëhet i ditur shkaku i ndarjes nga jeta të artistit, por ai la pas një djalë dhe tri vajza.
Blakçori ka qenë punëtor i RTP-së së dikurshme.
Pas mbylljes së këtij institucioni, u shpërngul në Bruksel të Belgjikës.
Ishte autor i mbi 200 këngëve, ndër të cilat më njohurat mbesin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote”, “Unë të dua”.