Shuhet në moshën 85-vjeçare Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare
Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë sot në moshën 85-vjeçare.
Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962.
Më 1962 ajo u pranua si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te filmi Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Laja te “Kur hidheshin themelet”, etj.
Ajo ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Aktorja u martua me artistin e shquar Ndrekë Luca.
Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë.