Si u identifikua flamuri i Kongresit të Lushnjës?
Nga Gëzim Llojdia –
1.
Dr .Arjola Prifti, aktualisht mban titullin Doktor i Shkencave në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti Shtetëror i Tiranës (Shqipëri). Në vitin 2007, ajo u diplomua në Shkencë e Trashëgimisë Historike dhe Artistike në Universitetin e Perugia (Itali), gjithashtu në vitin 2009 merr një Master Shkencor në Historinë e Artit në Universitetin e Perugia (Itali) dhe në 2010 një Master tjetër të Parë Livel në Operator për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Arkeologjike dhe Arkitektonike-Instrumente dhe Metodologji për Ruajtjen dhe Valorizimin e Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Urbino (Itali). Ajo është autore e disa artikujve që kanë të bëjnë me trashëgimininë kulturore, muzeologjinë dhe historinë e artit. Bazuar në fushat kryesore të interesit mbi të cilat vazhdoi studimet, ajo mori pjesë dhe mbajti fjalime në disa Konferenca dhe Simpoziume Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo është duke shkruar artikuj në lidhje me trashëgiminë kulturore, muzeologjinë dhe histori arti të botuara në gazetat e përditshme shqiptare.
2.
Dr.A.Prifti aktualisht është edhe pedagogë në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”.Dr.A.Prifti më shpjegoi se e ka zbuluar flamurin e Kongresit të Lushnjës.Me dt. 25 nëntor 2011 u identifikua në Fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike flamuri i Kongresit të Lushnjes.Flamuri është realizuar në një pëlhurë mëndafshi, apo taftaje, (mëndafsh artificial prej ksantoceluloze), por që akoma nuk është analizuar. Ai është i kuq dhe ka në qendër shqiponjën me dy krerë, e stilizuar në formën e shqiponjës së përdorur në atë kohë dhe e ngjashme si ide me atë të flamurit të pavarësisë, kur akoma nuk ishte zyrtarizuar forma e shqiponjës në flamurin kombëtar. Shqiponja është realizuar në një pëlhurë të mëndafshtë që është qepur mbi pëlhurën e kuqe. Në njërën anë të flamurit ka tre unaza metalike, që shërbenin për ta lidhur flamurin në shkop. Dimensionet e flamurit janë:Gjatësia 121 cm.Gjerësia 70 cm.Flamuri, në njërën anë, mbi shqiponjë, është vulosur me një vulë ku lexohet data 20.01.1920 dhe poshtë datës: LUSHNJE.Vula tregon zyrtarizimin e flamurit pikërisht një ditë para fillimit të punimeve të Kongresit. Ishte e martë. Nuk duhet te presim qe flamuri te kete pikerisht vulen e Kongresit, sepse kongresi akoma nuk kishte filluar dhe nuk kishe marre akoma as nje vendim as edhe per miratimin e vules.
3.
Kush e përgatiti flamurin e këtij kongresi? Dr.A.Prifti shpjegon:Duke ju referuar vitit 2011.Akoma nuk e dimë se kush e ideoi përdorimin e këtij flamuri dhe kush e vulosi. Kjo duhet kërkuar në emrat e Komisionit Organizator të Mbledhjes Kombëtare, që ishin patriotët Eshref Frashëri, Sheh Ibrahim Karbunara, (drejtuesi i komisonit), Ferid Bej Vokopola dhe Nebi Sefa. Kjo bazuar në Izet Shehu, Trajtesë për Kongresin Kombëtar të Lushnjes, 22 janar 2011. Sipas Valentina Dukës, në Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë 2007, faqe 111, përmenden emrat e disa patriotëve të tjerë që u përpoqën për thirrjen e Kongresit të Lushnjes, si Aqif Pashë Biҫaku, Iljaz Bej Vrioni, Ahmet Zogu, Abdi Toptani, Ali Bej Këlcyra, etj. Pikërisht kjo na shtyn qe te hedhim mendimin per studime te mëtejshme dhe te detajuara për të plotësuar skedën historike të këtij flamuri.Do të duhet të përmendim këtu disa raste të ekzistencës së disa flamujve të tjerë, që lidhen me Kongresin e Lushnjes. Në Muzeun Historik Kombëtar është i ekspozuar një flamur, i vogël për nga dimensionet, i cili është përdorur si flamur tavoline gjatë zhvillimit të punimeve të kongresit.A ka pasur flamuj të tjerë të këtij kongresi dhe a janë identifikuar?Dr.A.Prfiti i referohet faktit të vitit 2011.“Vetë Muzeu i Kongresit të Lushnjes ruan në arkivin e vet dy flamuj, shumë të dëmtuar, të cilët kanë të shkruar me bojë, e me dorë të lirë, “21.I.1920, Mbl.kob.Lushnje” dhe tek tjetri: “21.I.1920”. Këto dy shkrime, të shkruar keq, e keq dhe me gabime ortografike, të bëjnë të dyshosh se mund të jenë zyrtarë. Por ka edhe dy fakte të tjera shumë kompromentuese për origjinalitetin e tyre dhe përkatësisë për këtë ngjarje. E para. Forma e shqiponjës nuk është ajo e asaj kohe, por shumë më e vonshme. E dyta. Në shiritin e bardhe ku kalonte litari është stampuar me bojë të zezë TORINO. Ka edhe disa germa të tjera. Pra këta janë flamuj të mëvonshëm nga kjo ngjarje, të stampuar në Itali.Ndërsa flamuri që ruhet në fondin etnografik të QSA është një flamur i zyrtarizuar me vulë.Nga ana tjetër ai duhet të vijë nga Biblioteka dhe Muzeu Kombëtar, siҫ kanë ardhur edhe flamuj të tjerë historikë, të grumbulluar në bazë të kritereve muzeale. Ai është bërë pjesë e fondit etnografik në vitin 1946, kur objektet e Muzeut Kombëtar i u dorëzuan Institutit të Shkencave. Në vitin 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, u krijua edhe Instituti i histori-gjuhësisë, i cili përfshiu në strukturat e veta edhe fondin etnografik dhe si pjesë e inventarit të këtij fondi, edhe flamurin në fjalë. Me ndryshimet organizative, sot flamuri ruhet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në fondin etnografik të saj.
4.
Si ishte gjendja e tij e ruajtjes kur u gjend?Flamuri nuk ruhej në gjendje të mirë. Ai ka dëmtime dhe grisje, të shkaktuara nga dekompozimi i pëlhurës. Diçka edhe mungon. Është tepër delikat. Që të trashëgohet si një simbol i një ngjarjeje shumë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.Pas kësaj kohë ai është restauruar dhe Frederik Stamati