Si u realizua fotoja e famshme me gjuhën jashtë e Albert Ajnshtajnit
Ajo është ndër fotot më të njohura të gjeniut të fizikës, me gjuhë jashtë, si të ishte një personazh komedian e jo njeri i ftohtë i shkencës. Eshtë tërësisht origjinale e jo ndonjë truk.
Fotografia i përket ditëlindjes së 72-të të fizikanit të famshëm. Konkretisht, miqtë dhe kolegët përgatitën një festë në 14 mars 1951 në Klubin Princeton.
Mbërritën shumë mysafirë, si dhe fotografë të mediave. Aty, Ajnshtajni takoi fotografin profesionist Arthur Sasse, i cili i bëri disa foto.
Festës i erdhi fundi dhe profesori i lodhur u drejtua drejt makinës. Sasse iu përgjërua edhe për një foto tjetër. Ajnshtajni reagoi ndaj tij duke i nxjerrë gjuhën me humor dhe kështu u krijua fotoja e lavdishme.
Arthur Sasse i dërgoi disa kopje të të gjitha fotove që kishte realizuar në festë dhe Ajnshtajni menjëherë “u dashurua” me foton tani legjendare, duke porositur nëntë kopje.
Fizikanti i famshëm e përdori këtë foto në të gjitha rastet, gjë që tregon se sa shumë i pëlqeu.