Skena e Teatrit Kombëtar kthehet në hapësirë kushtuar mirënjohjes për mësuesit

Skena e Teatrit Kombëtar u shndërrua në një hapësirë falënderimesh për të gjithë mësuesit që kanë dhënë kontributin e tyre në edukimin e brezit të ri. Në kuadër të 7 marsit, ditës së mësuesit, pedagogë, aktorë, aktivistë dhe nxënës shprehën mirënjohjen e tyre për figurën e mësuesit, ndërsa organizatorët ndanë certifikata mirënjohje për personazhe të njohur shqiptarë, si Roza Anagnosti, e cila ka luajtur në disa role rolin e mësueses.

“Të ngrihemi në këmbë dhe t`i themi: mirënjohje Roza Anagnosti, mirënjohje për gjithçka që ke bërë për ne, për modelin e gruas”, u shpreh Nora Malaj.

Ndërkohë, vetë Roza Anagnosti tha këto fjalë: “Sot e ndiej veten mësuese, sepse kam interpretuar aq shumë mësuese sa më është dashur të futem në botën e tyre”, u shpreh aktorja e mirënjohur.

Gjatë aktivitetit rëndësi iu kushtua të gjithë atyre që kontribuojnë çdo ditë për arsimin e të rinjve. Por mësuesit në fshatra morën një vlerësim të veçantë për të gjitha vështirësitë që hasin çdo ditë. Për të nderuar kontributin e përhapjes së dijes në Shqipëri nuk munguan as performancat e të vegjëlve. Aktiviteti u organizuar në kuadër të festivalit të ruajtjes së teatrit dhe iu kushtua mësuesit.

Skena e Teatrit Kombëtar thirri sot: Faleminderit mësues!

SHKARKO APP