Skena eksperimentale në vend të parë, Galeria e fundit
Skena teatrale më aktive edhe këtë vit mbetet Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me numrin më të madh të shfaqjeve por po ashtu edhe të publikut. Sipas të dhënave të INSTAT, teatrot po vizitohen më shumë nga vendasit, por numri i vizitorëve në muze, galeri dhe monumente të kulturës ka rënë ndjeshëm.
Megjithatë, numrin më të lartë të premierave për këtë sezon artistik e mban Teatri i Operas dhe Baletit, që sjell 12 produksione të reja, dy më shumë se sa përmbante kalendari artistik një vit më parë, çka padiskutim mund të përkthehet në një stinë teatrale të ngjeshur në kushtet kur opera dhe baleti nuk kanë një shtëpi artistike.
Pikërisht për këtë arsye nuk mund të themi se sa vizitorë kanë hyrë brenda galerisë së fshehur nga reja. E njëjta panoramë ofrohet nëse analizon shifrat e publikuara nga INSTAT për vizitat në muzetë, monumentet e kulturës apo parqet arkeologjike.