“Sofra tiranase 2020”, spektakli i traditës që mblodhi artistët më në zë nga Tirana

Në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, u zhvillua mbrëmjen e djeshme “Sofra Tiranase 2020”, me pjesëmarrjen e artistëve më në zë të kryeqytetit.

Në këtë koncert ishin të pranishëm anëtarë dhe miq të shoqatës “Tirana”, personalitete të shoqërisë, artit dhe kulturës kryeqytetase, si dhe përfaqësuesve të familjeve të shquara tiranase.

Këngëtarët e njohur të muzikës popullore tiranase dhe Shqipërisë së Mesme si Bujar Çiçi, Stivi Boga, Manjolla Nallbani, Valbona Mema ndezën atmosferën me këngët popullore tiranase dhe të Shqipërisë së Mesme.

Ky spektakël ka si synim edhe promovimin e talenteve te reja ku këtë vit interpretuan edhe Zen Hasrama dhe Vani Gjuzi.

Në sofrën tiranase u vlerësuan edhe disa nga njerëzit më të spikatur në të gjitha fushat, të cilat kanë kultivuar e mbajtur gjallë traditën dhe krenarinë e kryeqytetit.

Ky aktivitet ndjek traditën gati 20 vjeçare të këngës dhe valles popullore të Shqipërisë së Mesme.

SHKARKO APP