Sot në përvjetorin e vdekjes së një gruaje të madhe

Nga Albert Vataj

Kujtesë dhe mirënjohje për këtë grua të rrallë, për këtë zemër të madhe, shpirt plot pasion e mendje të dritur, e cila bëri kaq shumë për shqiptarët.

Kanë ardhur dhe kanë ikur pa e kthyer kokën pas.
Kanë parë e kanë thënë, çfarë kanë dashur dhe si u ka ardhur. Kanë sjellë ç’kanë patur dhe kanë marrë ç’kanë dëshiruar.

Të shumtë ishin ata të huaj, të cilëve u ra udha këndej nga viset e shqiptarëve, por ajo, Meri Edith Durham, erdhi për të mbetur përgjithmonë, ”Krajlica e Malësorëve“. Sepse gjithçka që përbën veprën e saj është një gurthemel në mirënjohjen e kahmotshme të shqiptarëve. Më shumë se një marrëdhënie e njerëzishme, ajo dëshmoi për një parathënie fati. Kapërcyelli historik, të qënit e shqiptarëve në qendër të ciklonit të kohës dhe absurdit të politikave asgjesuese, një zë i zëshëm si i saj do të mund të bëhej i dëgjueshëm për kancelaritë e botës, e cila qëllimisht e kishte hedhur fatin e këtij populli nën dhëmbët jargavitës së babzisë së egërsirave që ishin gati ta shqyenin si një pré e zezume. Ajo bëri gjithçka mundi, por mbeti zemërthyer sepse ëndrra e saj do të fikej dhe shqiptarët do të vijonin të përpëliteshin në vërshimin e përbinshëm të kohës.

 

SHKARKO APP