Tedi Papavrami e Enxhi Nini në “Different Festival”
Edicioni i 8-të i “Diferent festival” bashkon në Tiranë instrumentistet virtuozë shqiptare si Tedi Papavrami apo Arben Spahiu. Drejtori artistik Vlorent Xhafaj në një interviste për Abc News thotë se festivali është konceptuar i larmishëm në stile muzikore dhe artistë.
Ansambli i violonçeleve në kuartet, rinisi stinën koncertore të ”Different festival”. Për artistin dhe drejtori artistik Vlorent Xhafaj synimi ishte që kësaj here të sillnin muzikë ndryshe në këtë stinë koncertore. Instrumentistët përmes këtij koncerti na sollën tingujt muzikorë nga baroku në xhaz, apo rege.
Muaji maj do të vijojë me tre koncerte të tjera me artistë të njohur shqiptarë, si violinistja e RAI-t Enxhi Nini e cila shfaqet për herë të parë si instrumentiste para publikut shqiptar- thekson Xhafaj.
Instrumentisti veçon edhe koncertin e tij me suitat e Bahut në shtëpinë muze të Ndre Mjedës.
Për t’u përmbyllur me koncertin e virtuozit Tedi Papavrami.
Tedi Papavrami dhe pianist Guy do të sjellin për publikun Sonatat 2 ,7 dhe 10 nga Beethoven më 13 maj në Katedralen Ortodokse.
Megjithëse janë emrat më të njohur të orkestrave me të famshme në botë, prej 8 vitesh luajnë për publikun shqiptar, pa marrë parasysh as kushtet e sallave.