Tërmeti dëme tek monumentet e kulturës, Margariti tregon zgjidhjen (FOTO)

Lëkundjet sizmike të 26 nëntorit dhe të ditëve në vijim shkaktuan dëmtime edhe në monumente kulture. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar nga afër monumentet më të goditura, si kalaja e Krujës, kalaja e Prezës dhe muri bizantin në Durrës, për të evidentuar dëmet dhe marrë masat e duhura. ”Nuk do të jetë e thjeshtë dhe do të kërkojë kohë. Kemi mobilizuar të gjitha forcat tona, po bashkëpunojmë me Institutin e Gjeologjisë dhe ekspertë të huaj”. Duke kërkuar mirëkuptimin e kujtdo, Margariti bën apel që të respektohet perimetri i sigurisë.

SHKARKO APP