“The Lion King” kalon shifrën 1 miliard dollarëve
Kultura E Enjte, 1 Gusht 2019 15:37
The Lion King” me versionin e ri kinematografik live-action të klasikut të animuar ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime në të gjithë botën.
Ky projekt dallohet nga versioni i animuar, por është marrë parasysh fakti se njerëzit kanë kujtime që lidhen me ato mishërime. Risia kryesore është stili i animacionit, i cili zgjedh një teknikë digjitale photorealistic, një sfidë interesante sidomos për personazhet.