“Thesari i Kamenicës”, gjenden monedha edhe të Kostandinopojës
Rreth viteve të shtatëdhjeta është zbuluar një varr që çoi deri tek zbulimi i një kalaje që sot është duke u gërmuar dhe restauruar e që quhet Kalaja e Dardanës.
Themelet e kësaj shpelle, që sipas ekspertëve, kishte shërbyer si urë lidhëse mes kalave tjera të cilat kanë komunikuar për mbrojtjen e Kalasë së Artanës.
Petrit Matoshi, student i Trashëgimisë Kulturore i angazhuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës për restaurimin e kësaj kalaje, tregon historikun e saj.
“Rreth viteve të shtatëdhjeta me anë të gjetjes së një guri ( varri) më poshtë kalasë i ka nxitur studiuesit qe të vijnë dhe të hulumtojnë dhe është zbuluar si kala… Është dashur të kalojnë 3-4 dekada deri në ardhjen e instituteve arkeologjik për të bërë gërmimet e para që kanë filluar në vitin 2012”, tha ai.
Ai shtoi se në këto dy vite të fundit janë duke u bërë restaurimet e fundit.
Sipas tij gjatë gërmimeve janë gjetur artefakte të ndryshme madje edhe monedha të Kostandinopojës.
“Kjo kala ka tri mure rrethuese. Kjo kala ka disa faza të punimeve. Në dy vitet e fundit kemi edhe dy fushata të restaurimit që janë bërë këtu”.
Mufail Sadiku, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë tha se për këtë kala kanë ardhur nga Ministria e Kulturës për të filluar gërmimet.
Sadiku tregon se Kalaja e Dardanës ka shërbyer për komunikim me kalatë e tjera për rreth.