“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”/Koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti

Këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik, mbahet koncerti i bamirësisë. Ashtu siç edhe ishte thënë më herët, fitimet e këtij koncerti do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima. Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Kryeministri Edi Rama shprehet se ky koncert është një mundësi e mirë për t’u bashkuar në mbështetje të atyre që sot kanë nevojë jetike për gjithë ne. ”Koncerti i solidaritetit “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, një mundësi për t’u bashkuar në mbështetje të atyre që kanë sot nevojë jetike për të gjithë ne”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha më herët se me blerjen e biletës së koncertit secili prej nesh mund të kontribuoj në fondin për rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti.

SHKARKO APP