“Tirana fshehur pas maskave”

Nga Rea Godo –

Vallë keni menduar ndonjëherë të beheni pjesë e një ëndrre, mbase të ngjashme me atë të përrallave të vegjëlisë, ku princër e princesha kërcenin në krahët e njëri-tjetrit deri kur magjia fluturonte si era, vezullimi shndërrohej në pluhur, e gjithcka rikthehej shpejt në realitet?

Aventura përrallore, në të cilën vetja të dukej pjesë e një ëndrre të dy shekujve të shkuar nis që në përzgjedhjen e kostumeve më të vecanta, maskave të mrekullueshme, të cilët do fshehin idenditetin, por njëkohësisht do zbulojnë veten në mënyrën më intriguese.

Disa net te shkuara, në atmosferën e ballove mondane, ku nuk ndihesh më pak sesa i privilegjuar, u zhvillua nën qiellin e zbukuruar plot yje  të Tiranës, edicioni i tretë i Ballos me Maska, një organizim i mirëmenduar i Hemingway Tirana FunClub.

Të qënit pjesë e një ballo me maska, brenda ambjenteve madhështore të Pallatit të Brigadave, ku madhështia nis që në hedhjen e hapit të parë për tek salla mbresëlënëse e pritjes, shoqëruar prej tingullit të mirësëardhjes së trumpetave; të ndjerit i vecantë në shoqërimin e kavalierëve mikpritës dhe hyrja në një ambjent afër atyre të filmave, ku të kujtohen festat mondane e të kripura të Marie Antonette. Nuk është asgjë më shumë a më pak se të përfshirit në një magji.

Një ambjent i bukur, ku cdo detaj ishte kuruar prej syrit artistik e prekjes së rafinuar. Atmosfera e këndshme, salutimi me të njohur e të panjohur, sy të fshehur pas maskash, tingujt e lehtë të muzikës klasike dhe pesha e rëndë, e cila ndihet në ato sallone mondane me mure të larta e pasqyra në të cilat e sheh veten si pjesë e një epoke të shkuar, e sixhadet me motive në të cilat ndjen se shkel në shekuj të lënë pas me kënaqësinë që vetëm eleganca, fisnikëria dhe historia di të fali.

Prekja artistike, e cila shoqëroi të gjithë mbrëmjen, performancat e vecanta të balerinave të pazakonta, belly-dancing në mënyrën më fine që mund t’ju hasnin sytë ndonjëherë, si një bashkim kulturash duke harruar ndasitë e botës së vërtetë, kur maskat janë të padukshme, por më mbuluese. Magjjia e performancës nën tingujt në kitare e piano, me pjesëmarrjen e sopranos së operas, nën tingujt e muzikës klasike dhe parakalimi i Nënës Natyre, një krijimi artistik body painting, si për të kujtuar edhe njëherë të vetmën që ishte para ekzistencës sonë, e kujdesin që meriton të tregojmë për të, natyrën.

Në mbremje të tilla, kur maska është arma jote më e fortë për t’u ndjerë i shlirë dhe vetja, ndjen menjëherë një fllad lirie, plot finesë shoqëruar me muzikën e mrekullueshme dhe miqtë e mirë. Gjithcka bëhet më e vecantë, kur edhe vetë vallëzimet, bisedat e njohjet të rikthejnë në filmat e së shkuarës. Gjithë energjia e bukur vërtitet përreth fustaneve madhështore, të cilat fluturojnë në rrotullimet e valsit, e hapat arrijnë ato të partnerit vallëzues edhe pa e njohur kurrë më parë.

Kthimi pas në kohë nuk ka qënë kurrë më i thjeshtë, atomosfera kurrë më pasionante dhe e ëmbël e të ftuarit në ballon me maska, kurrë më të vërtetë.

Vecantia e këtij organizimi qëndron jo vetëm në vlerat e saj artistike dhe historike, por mbi të gjitha në kontributin në jetën cilësore kulturore të Tiranës. Më poshtë dua të ndaj me ju disa aryse të thjeshta, pse vitin tjetër duhet të jenë patjetër shoqërues tanët në ballon e ardhshme.

Si një kthim në vitet e praruara të artit dhe kulturës të bën të rimendosh se me cilat vlera e cilën muzikë duhet ta mbushësh pëerditshmërinë tënde. Jeta është e shkurtër për të dëgjuar muzikë jo të mirë.

Herët a vonë, përditshmëria i detyron të gjithë të vendosin maska, për të përballuar realitetin, për të mbrojtur veten ose thjesht për t’u shtirur si dikush që nuk janë në një botë sipërfaqësore, materialiste e të pavërtetë. Një ballo e tillë, për disa orë, mes argëtimit, muzikës e në krahët e miqëve na bën të reflektojmë se në të vërtetë askush nuk ka nevojë të mospranojë veten e të krijojë një njeri të ri, të paqënë për t’u pranuar nga shoqëria. Reflektimi mbi marrëdhënien me veten, atë më të vërtetën, thellësinë e shpirtit dhe të mendjes është një nga rezultatet më të rëndësishme që të kthehet si retrospektivë teksa vendos maskën para pasqyrave të magjishme të Pallatit të Brigadave.

Njohja me njërëz po aq të vecantë e të rafinuar sa ty nuk do kishte tjetër vendtakim, vec eventeve te Hemingway Tirana FanClub, ndaj mos nguro për të nisur ca miqësi të rëja e për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të nostalgjikëve.

Të pres vitin e ardhshëm në Edicionin e Katërt të Ballos me Maska!

Zgjidh maskën më të bukur Veneciane të krijuar në Shkodër e mos ndalo së vallëzuari, si një shpirt i lirë. Magjia vijon vitin e ardhshëm mes dashurisë e lirisë, që vetëm e panjohura di të të falë.

Nga Një tufë rrezesh nëpër RE

SHKARKO APP