‘Tirana një qytet në libra’, protagoniste në Festivaletteratura 2019 në Itali

Një qytet në mes Perëndimit dhe Lindjes dhe rrugë kryesore mes ikjeve dhe ardhjeve në zemër të Mesdheut, pas errësirës së fundit të viteve 1900 dhe karvanit të gjatë me mijëra persona që braktisnin bregun lindor të Adriatikut, Tirana sot është në qendër të një rilindjeje të gjallëruar dhe të bollshme kulturore. Njësoj si në letërsinë e saj, relativisht e re bashkë me arkitekturën e saj, ku shfaqen gjurmët e totalitarizmave por edhe prania e godinave osmane, qyteteve dhe pallateve të stilit “Liberty”, reminishenca të të nesërmeve të huaja dhe ndërhyrjeve inovative të transformimeve urbane.

Tirana, një qytet në libra, është e përzgjedhur si protagoniste në Festivaletteratura 2019, që do të zhvillohet në Mantova të Italisë nga data 4-8 shtator. Ndërkaq, një bibliotekë e përkohshme me rreth 200 vepra të autorëve shqiptarë e të huaj, ku zbulohet kryeqyteti shqiptar, është ngritur në Piazza Sordello, nën kurimin e studiuesit, eseistit, përkthyesit e pedagogut, Luca Scarlini.
Biblioteka e përkohshme e kuruar nga Luca Scarlini do të jetë e hapur nga data 4 deri më 8 shtator falë bashkëpunimit mes “Festivaletteratura”, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Rrjetit Mantovan të Bibliotekave, me mbështetje e Ministrisë shqiptare të Kulturës dhe të Bashkisë së Tiranës, synon të jetë një dritare për shkrimtarët dhe ngjarjet e një kryeqyteti që ende se ka lënë pas të kaluarën që shikon drejt të ardhmes.

Një rrugëtim i riprodhuar nga kuratori në një formë hyrjeje dhe i pasuruar me sjelljen e guidave shumë të vlefshme nga biblioteka, që në krahë të veprave më të rëndësishme të autorëve shqiptare do të jetë edhe një rast për të zbuluar histori si ajo e Jeronim De Radës, intelektual dhe poet që themeloi në Kalabri gazetën “L’Albanese d’Italia” duke u bërë një prej protagonistëve të letërsisë shqiptare të shekullit XIX. Të udhëtosh njësoj si antropologia Edit Durham dhe shkrimtari Jozef Roth, që mbetën të magjepsur nga bukuria e një toke shumë pranë e megjithatë të mistershme. Të njohësh gjuhë që edhe sot dëshmojnë një vitalitet të jashtëzakonshëm, si ajo e komunitetit arbëresh të Italisë jugore.

Duke ndjekur një linjë që niset nga mbi 160 titujt e pranishëm në bibliotekë, Luca Scarlini dhe lexuesit e “Compagnia della Lettura” do të zhvillojnë një performancë korale ne hapësirat hapësirat e bukura të “Consorzio di Bonifica”, duke i dhënë zë personazheve të vërtetë dhe imagjinarë që kanë shkelur rrugët e Tiranës.

Në festival do të festohen gjithashtu dëshmitë e shkrimtarëve të rëndësishëm shqiptare si Fatos Kongoli, i intervistuar nga Bruno Gambarotta dhe Virgjil Muçi, protagonist i një eventi në shoqëri të Massimo Cirri si dhe do të ketë një lexim përrallor në “Casa del Mantegna”.

Një hapësirë e gjerë do t’i jepet edhe arkitekturës në Tiranë në konferencën e Elisabetta Terragni, autore e ndërhyrjeve të rëndësishme për ruajte dhe krijim të hapësirave muzeale mes të cilave “Shtëpia e Gjetheve” si dhe “Shtëpia Muze e Kadares”, pa harruar muzikën dhe meloditë prekëse të diasporës, që do të rigjallërohen në koncertin e këngëtares xhaz, Elina Duni.

SHKARKO APP