TKOB mbyll sezonin artistik, koncert për familjet e prekura nga tërmeti
Mbrëmja gala “Alles Walzer” përmbyll sezonin artistik të teatrit të operas dhe baletit. Artistët shprehen se ndihen të lumtur që japin kontributin e tyre modest për familjet e prekura nga tërmeti. Paratë e mbledhura nga koncert “Të gjithë për të kërcyer” do të shkojnë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti. ”Një nga duetët më delikat, jemi më të ndjeshëm për këtë gala. Këtë muaj kemi kuptuar më shumë se kurrë”, shprehet Vikena Kamenica. Drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela, tha: Bileta do ti dhurohet atyre që kanë nevojë të ndërtojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Ky është edhe misioni jonë”.