Trebeshina i pabotuar, u harrua në gjallje e amshim
Në 94-vjetorin e lindjes, Kasem Trebeshina, personazhi kontrovers që vuajti burgjet komuniste duket se mbetet sërishmi jashtë portave të larta të letërsisë, anipse, letërsia e tij pat ngjallur, po aq sa vetë autori kërshërinë e studiuesve dhe lexuesve që mundën ta zbulonin në liri.
Studiuesi Behar Gjoka thotë se Trebeshina ishte i harruar në gjallje e amshim. Sipas tij, pos letërsisë që njihet së paku prej plangut që ia kënda letërsinë si oaz kënaqësie a si oaz studimesh, ai ka lënë pas në dorëshkrime vepra që ende ruhen nga familja, strukur në një shpërfillje të kahmotshme.
Gjoka shprehet se derisa të zhveshim prej letërsisë autorin për të fokusuar te arsyet letrare duke mënjanuar ato jashtëletrare, mund t’i qasemi veprave te tij, duke gjetur gjurmët e një stili e rryme që dikur qe e ndaluar.
Trebeshina, luftoi socrealizmin e endi surrealizmin. Shkrimtari u nda nga jeta tri vite më parë dhe u përcoll në heshtje e veçim, siç edhe pati jetuar.