Turizmi fetar/ Kompania e njohur ve “bast” për Shqipërinë
Shqipëria u bë pjesë e programit të Rusconi Viaggi në vitin 2019. Specialisti në udhëtimet fetare dhe pelegrinazhet zgjeroi katalogun e tij me nisje të reja nga aeroporti i Malpensës duke përfshirë kështu edhe vendin tonë.
Në programacionin klasik ekzistues deri më sot, Rusconi ka bashkangjitur edhe tour-e në Shqipëri për të zbuluar trashëgiminë e saj historike dhe komunitetet e ndryshme fetare.
“Ne kemi dashur të përfshijmë disa veçori të reja për të zgjeruar ofertën, duke u fokusuar në tour-e fetare me vëmendje edhe tek më i vogli detaj, me një udhërrëfyes italisht folës si dhe paketa me gjithçka të përfshirë”, tha Sara Rusconi, kreu i departamentit të pelegrinazhit dhe grupeve, në një deklaratë. ‘Nisjet mund të zhvillohen përgjatë tërë vitit jo vetëm në sezone pushimesh apo festash’, theksoi ajo.
Kompania prej vitesh realizon udhëtime kulturore dhe fetare në mbarë botën, me qëllim njohjen e vlerave historike, zakonore dhe traditave të vendeve në çdo skaj të globit. Ajo e realizon këtë duke organizuar tour-e në grup ose individuale për çdo kënd që ka dëshirë dhe kuriozitet të njohim më shumë mbi botën në tërësi.
Burimi: Ttgitalia/ SCAN