U dekorua pak muaj më parë si “Mjeshtër i Madh” nga Meta, ndërron jetë profesori i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare Gani Mezini, ish gjimnasti i mirënjohur Vlonjat i vlerësuar si “Mjeshër i Madh i Sportit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

I lindur në vitin 1945, ai pati karrierë si gjimnast dhe ka fituar shumë konkurime kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa në vitet 80-90, brezat e kujtojnë për rritjen e sportit të gjimnastikës në gjithë qytetin e Vlorës.

Pak muaj më parë, me propozim të Shefit të Klubit Shumësportësh “Flamurtari” Viron Toska dhe me miratimin e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Sportit” ish gjimnastin rekordmen absolut, mësuesin, drejtuesin model, intelektualin e spikatur dhe qytetarin shembullor Gani Mezini.

Këshilltari për Sportet pranë Presidentit të Republikës zoti Leonard Tase i dorëzoi Mjeshtrit të Madh Gani Mezini titullin e lartë dhe dekoratën “Mjeshtër i Madh i Sportit” për kontributin e çmuar dhënë në vite në sportin e gjimnastikës, si mësues dhe qytetar i devotshëm dhe intelektual i spikatur i qytetit të Vlorës dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP